Tirana përpos krizës që po kalon ka marrë edhe një lajm të keq, pasi lojtari kryesor Elis Bakaj është pezulluar me 4 javë nga aktivitetet sportive për shkak të fyerjeve ndaj arbitrit.
Nga pezullimet nuk kanë shpëtuar as Partizani, Flamurtari dhe Kukësi, që për sjellje të gabuar të spektatoreve, dënohen me gjobë në masën 100.000 lekë.