Një sherr mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e thikës në fshatin Cekrez. Për pasojë ka humbur jetën një i ri. Në sherr e sipër Vladimir Luli ka goditur me thikë 27 vjeçarin me iniciale A. K.. Ai gjeti vdekjen në spital nga plagët e shumta.
“Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli. Specialistët e Krimeve ndaj jetës në D.V.P. Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori”, bëri të ditur policia. /Opinion.al