Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Radio Televizionin e Kosovës, por fatmirësisht nuk raportohen viktima.
Lajmin e dha vetë TV shtetëror i Kosovës në faqen e tyre zyrtare.
Sakaq gazetari Gëzim Bimbashi ka publikuar pamje nga incidenti në llogarinë e tij në Facebook.
RTK raportoi se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur tek rreth orës 22:00, saktësisht tek transmetuesi i valëve. Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.