Pranë xhamisë Sultanahmet (xhamia blu) të Stambollit ka ndodhur një shpërthim në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta policie dhe ekipet shëndetësore.
Nga të dhënat paraprake të mediave turke thuhet se shpërthimi ka shkaktuar disa viktima.
Shpërthimi ka ndodhur në Sheshin Sultanahmet, një atraksion i madh turistik.