TIRANE- Një incident i rëndë u shënua sot në sallën e Parlamentit e cila transmetohej live në TV. Deputeti i PSsë, Erjon Braçe iu adresua me fjalë fyese ish-kryeministrit Berisha dhe deputetëve të tjerë të PD-së. Ndërkohë kreu i grupit të PD-së, Paloka sulet nga vendi dhe tenton ta qëllojë Braçen që fliste në foltoren e Parlamentit. Punonjësit e Gardës kanë ndaluar Palokën që ishte nisur të rrihte Erjon Braçen.
Teksa Braçe fliste për opozitën në foltore, Ristani nga vendi i thotë: Kone e vogël. Braçe shan Ristanin duke i thënë: Buçe!. Acarohet situata, ngrihet Berisha dhe debaton nga vendi me Braçen. Deputeti socialist shan me fjalë fyese: Qen, etj.
Në këtë moment ngrihet Paloka shkon drejt foltores dhe tenton të godasë Braçen. Ka ndërhyrë me shpejtësi Garda duke ndaluar Palokën.
Meta ndërpret seancën për 5 minuta.
Seanca rifilloi sërish mes debatesh. Deputetët demokratë kërkojnë të mblidhet Byroja dhe të përjashtohet Erjon Braçe.
Meta kërkon sërish 30 minuta pushim.
Seanca tani është ndërprerë.