TIRANE- Ka përfunduar takimi Rama-Meta në Kryesinë e Kuvendit. Takimi ka zgjatur përreth 1 orë e 30 minuta dhe është zhvilluar në zyrën e Metës në kryesinë e Kuvendit.
Nga burimet mësohet se Meta i ka kërkuar Ramës që Komisionit të Venecias të mos i dërgohet vetëm një draft me propozime paralele, por drafte të ndryshme.
Kjo do t’i lejonte jo vetëm LSI-së por edhe Partisë Demokratike që t’i drejtohen ekspertëve të Venecias me draftet e tyre, pa i shkrirë dhe filtruar si propozime në draftin e PS-së.
Theksojmë se ende nuk ka deklarata zyrtare rreth bisedimeve mes dy kryetarëve të partive në koalicion që kësaj radhe janë ndarë në qendrime për reformën në drejtësi.