Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Drej një makine Golf 5 që po futej në parkim në një nga rrugët kryesore, në qendër të qytetit është qëllaur me breshëri automatiku. Për pasojë dy persona janë plagosur, dyshohet se i plagosuri është Bledar Muça, shoku i Florenc Capjes. Burime ende të pakonfirmuara thonë se në vendngjarje ka qenë edhe Capja.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Sipas burimeve, disa persona të armatosur kanë hapur zjarrë me kallashnikov dhe kanë plagosur një efektive të Policisë së Rendit dhe një person tjetër.
Policja ka marrë një plagë në gjoks, ndërsa i plagosuri tjetër ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë. Ata janë dërguar menjëherë në spital. Gjithashtu, thuhet se autorët janë larguar me një automjet të zi në drejtim të paditur.
Lajmi në përditësim…