Një lajm i mirë vjen së fundmi nga Kroacia. Ballist Morina duket se i ka shpëtuar ekstradimit në Serbi. Gjykata e Lartë në Kroaci ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte vendosur dy javë më parë ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Kjo Gjykatë e ka cilësuar si të padrejtë vendimin dhe e ridërguar për shqyrtim, çka do të thotë se mundësitë për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi pakësohen.