Një 40 vjeçar që jetonte i vetëm u gjet i pajetë sot në banesën e tij në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. Tonin Dobrozi dyshohet se kishte tre ditë i vdekur, por vetëm sot trupi i tij është gjetur nga familjarët. Policia tha se ai jetonte i vetëm ishte divorcuar nga bashkëshortja. Çifti kishte edhe dy fëmijë, por pas divorcit i kishin kaluar në kujdestari ish-bashkëshortes.
Krimet në familje dhe vetëvrasjes për shkak të krizës në çift janë shtuar së tepërmi. Ditët e fundit, nga e shtuna e deri më sot (5 ditë) numërohen: Vrasja e Liljana Rukajt nga bashkëshorti në Fier pas zënkave në çift; Vrasja e dy fëmijëve në Korçë nga babai Naum Toshi që vrau edhe veten, po prapë nga problemet me gruan; Vetëvrasja në Golem e Arben Tahirajt, i cili ishte i divorcuar dhe me probleme ekonomike pas kthimit nga Gjermania. Sot vetëvrasja në Fushë-Krujë sërish e një burri të divorcuar.
/Opinion.al