Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajçak të premtën në Prishtinë, përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

2024/09/05 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajçak të premtën në Prishtinë, përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian do të dërgojë të premten në Prishtinë përfaqësuesin e tij të posaçëm Miroslav Lajçak, në një përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, mes thirrjeve drejtuar autoriteteve në Kosovë që të shmangin ato që zyrtarët perëndimorë i cilësojnë veprime të njëanshme në veri.

“Ne po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje që më në fund këto çështje, t’i zgjidhim aty ku e kanë vendin, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha të enjten zëdhënësi i bllokut Peter Stano.

I dërguari evropian Lajçak paralajmëroi se vizita në Prishtinë do të jetë pjesë e përpjekjeve për organizimin e një takimi mes kryenegociatorëve të të dyja palëve mes shqetësimeve perëndimore për shtimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi pas paralajmërimeve nga një grup i serbëve për mbylljen e vendkalimeve kufitare me Kosovën për shkak të zhvillimeve në veri.

Një grup qytetarësh në Serbi, tha se synon që nga dita e premte të bllokojë vendkalimet kufitare me kërkesën për tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve të Serbisë atje.

Prokuroria merr në pyetje drejtuesit e institucioneve paralele në veri

Me 30 gusht autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat i cilëson të paligjshme, në një operacion që nxiti kritika nga diplomacia perëndimore. Pesë punonjësve të atyre institucioneve u janë dërguar fletëthirrje për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Shtetit nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Zyrtarë të Listës Serbe subjektit kryesor të serbëve të Kosovës thanë të enjten në një konference për shtypin se ndërhyrja e autoriteteve në institucionet serbe në veri, është përndjekje e popullit serb.

“Autoritetet e Kosovës gjithmonë e kanë ditur ekzistencën e institucioneve të Serbisë. Nuk është asgjë e re që këto institucione kanë funkaiinuar dhe për to është diskutuar në nivel ndërkombëtar dhe është negociuar në Bruksel se si do të funksionojnë këto institucione në të ardhmen”, tha zyrtari i kësaj Lite, Igor Simiç.

Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Ivan Zaporozhac tha pasi u mor në pyetje nga prokuroria se ky është një proces politik kundër tij dhe kolegëve të tij.

“Jam krenar që e kam kryer dhe vazhdoj ta kryej me nder detyrën e kryetarit të autoritetit të përkohshëm dhe absolutisht mendoj se e kam bërë detyrën time me ndershmëri. Unë akuzohem për falsifikim dokumentesh dhe nuk mund të flasë më shumë. Thjesht, ka tensione të mëdha, gjëra të mëdha kanë ndodhur disa ditë më parë. E vetmja gjë që mund të them është se unë jam këtu, se i gjithë populli serb këtu në territorin e Mitrovicës duhet të jetë këtu, të jetë i qetë dhe të besojë se e gjithë kjo do të kalojë dhe se ne do të qëndrojmë dhe do të mbijetojmë në këto zona”, tha ai.

Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë trysi palëve që të zbatojnë një marrëveshje për të cilën ranë dakord në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër./ VOA

Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Pritet të dyfishohet në rang global numri i pacientëve me kancer prostate

Pritet të dyfishohet në rang global numri i pacientëve me kancer prostate

“Daily Express”: Shqipëria, destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve

"Daily Express": Shqipëria, destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve

Të shtënat pranë Konsullatës izraelite në Munih shihen si tentim për “sulm terrorist”

Të shtënat pranë Konsullatës izraelite në Munih shihen si tentim për “sulm terrorist”

TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com