Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajçak: Jemi pajtuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për hapat e ardhshëm në dialog

2023/11/07 at 9:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajçak: Jemi pajtuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për hapat e ardhshëm në dialog

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të hënën se ka një pajtim autoritetet në Kosovë për hapat e ardhshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por pa dhënë hollësi se për çfarë hapash bëhet fjalë.

Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas një takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, në ditën e parë të vizitës së paparalajmëruar në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar në vazhdën e takimit të fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne u pajtuam edhe për hapat e ardhshëm”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate tha se është “e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë” dhe se temë e diskutime në mes të kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian Miroslav Lajçak, ishin “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”

Zoti Lajçak të martën pritet të takohet edhe me udhëheqës të partive opozitare në Kosovë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shkojë edhe në Beograd.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç u tha të hënën mediave serbe se Prishtina e ka refuzuar një ftesë për takim ndërmjet kryenegociatorëve që sipas tij është dashur të mbahet të martën me shtatë nëntor në Bruksel. Prishtina nuk i komentoi këto pohime.

Vizita e zotit Lajçak pason kërkesën e udhëheqësve të vendeve kryesore evropiane, Francës, Gjermanisë dhe Italisë që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë të njohë “de fakto” pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante projektin për Asociacionin të ofruar nga diplomacia perëndimore ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e ka cilësuar propozimin si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve, por duke nënvizuar se nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes së Kosovës./VOA

Ju sugjerojmë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Aktualitet

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

18 Korrik, 2025 7:51 pm
Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima
Bota

Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima

18 Korrik, 2025 7:41 pm
Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit
Bota

Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit

18 Korrik, 2025 7:20 pm
Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Rajoni

Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 Korrik, 2025 7:07 pm
Përplasjet online për mandatin, reagon ‘Shqipëria Bëhet’:Rrugën e nisur nuk do e …
Kryesore

Përplasjet online për mandatin, reagon ‘Shqipëria Bëhet’:Rrugën e nisur nuk do e …

18 Korrik, 2025 6:54 pm
Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët
Aktualitet

Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët

18 Korrik, 2025 6:35 pm
Para
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gaza kalon 10,000

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gaza kalon 10,000

Më shumë se 60% e objekteve mjekësore të Gazës janë jashtë shërbimit

Më shumë se 60% e objekteve mjekësore të Gazës janë jashtë shërbimit

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari i shpallur në kërkim(Emri) 

TE FUNDIT

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në lidhjen direkte në Klan News, me gazetarin, Besard Jacaj, është ndalur...

Lexo më shumë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit...

Lexo më shumë

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
18 Korrik, 2025

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot fushë, ku...

Lexo më shumë

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
18 Korrik, 2025

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com