(Foto ilustruese)
Një i mitur ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në ujërat e lumit Shkumbin.
Viktima me iniciale K.A 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht mësohet se ka qenë duke u larë në lumë së bashku me të vëllanë dhe kushëririn e tij, kur është mbytur.
Ata kanë tentuar ta shpëtojnë por nuk kanë arritur.
Policia thotë se 14-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale për rastin.