Etrit Berisha pret të mësojë të ardhmen e vet, por tashmë dilemat e tij janë shtuar, sepse përveç ofertave të shumta që ka marrë dhe do të marrë në vazhdim, tani ka ardhur edhe një befasi nga Lacio. Klubi kryeqytetas sapo ka emëruar trajner argjentinasin Marselo Bielsa, i cili duket se nuk është dakord që Berisha të largohet. Duke parë moshën e titullarit Marketi, Lacio po sheh edhe mundësinë e shitjes së tij dhe të mbajtjes së Berishës, natyrisht nëse do të ketë oferta.