Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Laç, nga ku ka mbetur i vrarë një 67-vjeçar.
Policia njofton se viktimë ka mbetur 67-vjeçari me iniciale D.M., i cili është vrarë me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në afërsi të banesës së viktimës, në rrugën e fshatit Vilëz.
Aktualisht dyshohet se motivi i krimit të jetë për motive pronësie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar 4 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.