Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laboratori i Xibrakës/Bardhi thirrje SPAK: Të hetohet roli i Olsi Ramës! Ja 10 faktet që provojnë përfshirjen e tij 

2024/03/28 at 2:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Laboratori i Xibrakës/Bardhi thirrje SPAK: Të hetohet roli i Olsi Ramës! Ja 10 faktet që provojnë përfshirjen e tij 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme që të hetohet roli i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në organizatën kriminale të Xibrakës.  


Në një konferencë për mediat, Gazment Bardhi u shpreh se nuk ka vend për vonesa e zvarritje, duke shtuar se SPAK duhet të provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm. 

“Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani, na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova është para jush, prova është kjo dosje”, u shpreh ai. 

Kreu i Grupit të PD-së ka listuar edhe faktet që sipas tij provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen “Xibraka”. 

10 faktet e listuara nga Bardhi: 

Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin. 

Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”. 

Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM. 

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM. 

Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj. 

Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). 

Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj. 

Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem. 

Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. 

Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014. 



Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Krimi brenda familjes në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas veten (Emrat)

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë! Detajet nga ngjarja 

Albin Kurti: Ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën! Erdhën për të na provokuar 

Kurti nuk ndryshon qëndrim për dinarin: Ndihmat për serbët të vazhdojnë, por në euro!   

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona 
















TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com