Adelina Tahiri ka ndërmend të lërë për një farë kohe Maqedoninë për të jetuar në një tjetër shtet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare në një rrëfim në videon live në Instagram. Aty u shpreh se do të zhvendoset në Austri për të jetuar me familjen.
Jo më larg se një orë më parë ajo njoftoi se po shkonte për të bërë një solar në një qendër austriake, pasi kishte lënë djalin në shtëpi. Në këtë moment ndjekësit janë acaruar me të, duke e akuzuar atë për neglizhencë ndaj të voglit të saj . Ajo u detyrua të sqarojë se e ka lënë në duar të sigurta.
Tashmë videot live janë bërë të shpeshta nga ana e Adelinës. Ajo tregon detaje pikante për jetën e saj private. Dje ajo rrëfeu se nuk ka kryer operacione plastike, përveç mbushjes së buzëve.