Kylian Mbappe nuk do te rinovoje me Paris Saint Germain. Eshte ky lajmi i bujshëm që po qarkullon në Francë.
Sipas “L’Equipe”, 24-vjeçari ka informuar kampionët e Francës se nuk do të aktivizojë opsionin për të rinovuar kontratën dhe për një tjetër sezon.
Marrëveshja aktuale që Mbappe ka me Parisin skadon vitin e ardhshëm dhe me shumë gjasa në qershorin e vitit 2024, futbollisti do të jetë një lojtar i lirë.
Tek Paris Saint Germain kurrsesi nuk do e donin diçka të tillë, për këtë arsye pronarët sheikë po mendojnë shitjen e yllit francez që në merkaton e kësaj vere.