Sipas “Us Weekly”, Selena Gomez është një nga yjet më ndikuese në rrjetet sociale. Kjo do të thotë se shumë njerëz janë të prirur të blejnë rroba, produkte dhe çdo gjë tjetër që poston ajo, më shumë sesa Kardashian apo motra e saj Jenner. Nëse bashkojmë ndjekësit e saj në Facebook, Twitter dhe Instagram, shifra arrin në mbi 200 milionë ndjekës. Për të fituar 550 000 dollarë, Selena Gomez duhet të bëjë postimin reklamë në të tri platformat. Mes kompanive kryesore që paguajnë këngëtaren janë Coca Cola dhe Adidas.