Teknologjia është bërë shkaku kryesor që njerëzit nuk po komunikojnë më së bashku. Mund të shohim njerëz të ulur së bashku në lokal apo restorant, por në shumicën e kohës janë të fokusuar tek telefonat e tyre. Por një restorant në Kanada ka gjetur një zgjidhje për të bërë njerëzit të bisedojnë. Nëse dikush guxon të përdorë një paisje teknologjike brenda në restorant, është direkt i përjashtuar nga aty.
Restoranti quhet “Lion & Bright”dhe duke nisur që prej orës 5 të pasdites, i ndalon klientët të nxjerrin paisjet teknologjike. Por e gjitha kjo ka shkaktuar pakënaqësi te klientët e përhershëm, të cilët kanë filuar të braktisin lokalin. Edhe pse synimi i pronarëve ishte socializmi, duket se janë vetë njerëzit ata që nuk dëshirojnë të shkëputen nga telefonat e tyre. E trishtë kjo për njerëzimin./Opinion.al