Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky koc

2016/07/09 at 10:30 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arratisu

Nga Edison YPI

Ky koc jetën plot vuajtje nuk e këmben me asnjë rehati banale, meskine, mediokre.
Ky koc e konsideron Fat që është inxhinier dhe nuk bëri shkollim letrar që do t’ja kishte pamundësuar kënaqësinë e pafundme që i jep shpallja e botës së brendëshme të vetes përmes të shkruarit bukur.
Ky koc, megjithse i përket një brezi të një kohe kur s’kishte asnjë kusht, sot ka një bilanc.
Ky koc tmerrohet nga të rinjtë e sotëm që i kanë të gjitha kushtet por nuk kanë asnjë bilanc.
Ky koc urren dhe përbuz dhe neverit ata që jetojnë në Shqipëri me sy e veshë kah Milano, Parisi, Londra.
Ky koc vdes të udhëtojë nëpër katunde sa më të largëta, sa më të thella, ku fërshëllen melodira, i ngec makina nëpër baltra, bën muhabet me banorë lokalë sa të vrazhdë dhe të vërtetë, ha fasule, pi dhallë, këput fiq nga dega.
Ky koc urren për vdekje disa të cilët jashtë i ka hedhur sigurimi dhe prej andej mbi vendin e tyre hedhin baltë. Ky koc nuk e ka ndërment atyre plehrave tu nxjerri sytë, tua shtypi kokën. Ky koc, mallkimi i të cilit zë, ata ndyrësira i nëm.
Ky koc mallkon edhe ca shejtanbudallenj të cilët dalin në foto në fejsbuk nëpër vila me kopështe, basena, shezlongje, dhe thonë se Shqipëria nuk do ndreqet kurrë.
Ky koc nuk mendon se partia, kooperativat, mbledhjet e kolektivit, sigurimi i shtetit, ikën e vanë e nuk kthehen më. Përkundrazi. Ky koc ka bindjen se sa kohë ka ekrane shqiptare që çfaqin non stop filma këllira me partizanë trima dhe ballista që hanë pula, pinjojt e nomenklaturës mbajnë poste të larta, sigurimi financon gazeta, partia, kooperativat, mbledhjet e kolektivit, te pragu janë, gjithmonë ka një kurv që pret pas dere.
Ky koc dëshpërohet nga tipa që vrasin kohën nëpër kafenera, nga zyra ku nuk punohet, mbledhje ku vetëm llomotitet, shoqata ku vetëm vidhet, shkolla dhe universitete ku vetëm bjerret koha.
Ky koc u tha miqve të tij në ’90-ën; Çuna, mos ikni, nuk është mirë me ja lënë këtë vend të magjishëm vrasësve.
Ky koc po vëren me kënaqësi se çunave që e dëgjuan dhe ndejtën punët u vajtur mbarë, ndërsa çunat që nuk e dëgjuan dhe ikën gdhihen e ngrysen nëpër barraka prejnga nuk dalin dot natën nga frika.
Ky koc nuk adhuron vetëm Doktorin, të cilin, meqë ra fjala, nuk e ka takuar kurrë.
Ky koc adhuron të gjithë ata që bëjnë ndonjë gjë pozitive sado modeste për të mirën e Shqipërisë.
Ky koc është vënë në dijeni nga eksperta statisticienë se shkrimi i këtij koci me titull “Ti nuk lexon” është lexuar nga më tepër se mbi 1 milionë shqiptarë, pra është shkrimi më i lexuar në historinë e shtypit shqiptar të të gjitha kohërave.
Ky koc pështyn mbi surratin e atyre që faktin e mësipërm e dyshojnë.
Ky koc ka bindjen se “shkrimtarët më të mirë” shqiptarë sot nuk janë ata që bëjnë promuovime librash të palexueshëm me ujë të gazuar dhe krruajtëse dhëmbësh, por mijëra të tjerët që anembanë Shqipërisë kultivojnë vreshta, ngrenë ferma, ndërtojnë shtëpi, vila.
Ky koc megjithse bën shkrimet më të bukura dhe më të pëlqyera, nuk paguhet.
Ky koc nuk u kërkon botuesave të paguhet, sepse ky koc ka bindjen se po kërkoi të paguhet, cilësia e shkrimeve të këtij koci bjerret.
Ky koc e ka për ofendim ta cilësosh “i përndjekur”.
Ky koc është tejet i pikëlluar për faktin se përndjekja, duke mos u dëshmuar si duhet, pakngapak po harrohet.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Reforma në drejtësi, Nuland vjen nesër. Shmanget sërish takimi me Metën

Reforma në drejtësi, Nuland vjen nesër. Shmanget sërish takimi me Metën

“Biseda sekrete”, kjo është risia e “Facebook”-ut

"Biseda sekrete", kjo është risia e "Facebook"-ut

Armina nuk bën botox, ja çfarë tregon për fytyrën e saj

Armina nuk bën botox, ja çfarë tregon për fytyrën e saj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com