Daily Mail ka publikuar fotografinë e Ali Sonboly, i cili ka vrarë 9 persona në një sulm në qendrën tregtare “Olypmia”. Sonbloy, i cili e ka vrarë më pas vetëm me një plumb në kokë, ishte vetëm 18 vjeçar.
Ai është biri i një taksisti dhe mbante nënshtetësi të dyfishtë, gjermane dhe iraniane, por ka jetuar në vend vetëm gjatë dy viteve të fundit para sulmit të mbrëmshëm pas të cilit e vrau dhe veten.
Në banesën e tij policia ka gjetur se ai ka bërë kërkime për të shtëna në masë me armë dhe një libër “Tërbimi në kohë, pse studentët vrasin”.