Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky i ri u vra për një borxh 500 mijë lekësh

2016/03/24 at 9:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ky i ri u vra për një borxh 500 mijë lekësh

Vrasja e Dorian Llukës (në foto) erdhi pas konfliktit për një borxh. Burime jozyrtare thonë se mbi 500 mijë lekë ishte në borxh Endrik Lluka te dy vëllezërit, Dorian dhe Birbil Lluka, kushërinj të tij.

Krimi ndodhi pasditen e së martës, përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër­Tepelenë dhe autori 28­-vjeçar nuk është arrestuar ende.

Në pranga kanë rënë vetëm dy persona, miq të të kërkuarit, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Njëri prej tyre u arrestua pak orë pas
ngjarjes, Emiliano Vocka, 23 vjeç, ndërsa Samuel Jaçe, 29 vjeç u prangos ditën e djeshme. Për Policinë, dy të arrestuarit kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë Dorian Lluka dhe u plagos rëndë i vëllai, Birbili.

Por si Jaçe, edhe Vocka kanë mohuar që të kenë qenë prezentë në momentin e krimit. Kjo ka bërë që grupi hetimor të nxjerrë konkluzionet
paraprake për ngjarjen, në bazë të dëshmive nga familjarë dhe të njohur të palëve në konflikt. Fillimisht u dha si pistë kryesore ajo e një konflikti pronësie, por duket se krimi ka të bëjë me një shumë parash të pakthyera.

Nga të dhënat rezulton se dy vëllezërit Lluka kanë qenë të parët, të cilët kanë provokuar konfliktin. Në kryqëzimin që ndan aksin nacional
Gjirokastër-­Tepelenë me fshatin Humelicë në perëndim dhe fshatin Andon Poci në lindje, ata janë ndeshur me Endrik Llukën. Të dyja palët
ndodheshin me makina.

Në moment, pasi kanë ndaluar, dy vëllezërit dyshohet se i kanë kërkuar paratë e borxhit Endrik Llukës. Në debat e sipër, dy vëllezërit akuzohen se e kanë kërcënuar me thikë 28­ vjeçarin. Ky i fundit ka mundur t’u shpëtojë nga duart dy vëllezërve dhe ka hyrë brenda në makinën e tij, nga pjesa e pasagjerit, ku ka rrëmbyer pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të vëllezërve.

Këta të fundit gjendeshin ngjitur me makinën e Endrikut dhe aty ngelën të gjakosur. Policia konfirmon se makina e zezë “Benz” e gjetur në vendngjarje është e autorit të krimit. Ndërsa dy vëllezërit kanë qenë me një tjetër mjet, me të cilin dikush i ka transportuar drejt spitalit.

Ngelet mister se kush ka qenë personi që ka marrë nën kontroll makinën e viktimave duke i shoqëruar ata në gjendje të rëndë drejt spitalit
të Gjirokastrës.

I gjendur nën panik, agresori Endrik Lluka është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke lënë pas automjetin e tij “Mercedec Benz” në vendin ku ngelën të gjakosur vëllezërit Lluka. Dëshmitarët okularë pohojnë se Endriku është larguar në drejtim të fshatit Andon Poci ku mendohet se strehohet në zonën e pyllëzuar malore të krahinës së Odries, në kufi me Tepelenën.

Ndërkohë që Samuel Jaçe dhe Emiliano Vocka, sipas Policisë së Gjirokastrës, kanë parë gjithçka nga ngjarja e ndodhur dhe e kanë mbajtur
të fshehtë, derisa uniformat blu i kanë prangosur mesditën e së mërkurës.

/Panorama

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Flet Jonida Maliqi, ja e vërteta e ndarjes sime me Gentin

Flet Jonida Maliqi, ja e vërteta e ndarjes sime me Gentin

Mjekët reklamojnë qumështin artificial për bebet, erdhi dhe ndëshkimi

Mjekët reklamojnë qumështin artificial për bebet, erdhi dhe ndëshkimi

Moti i keq/ Aksidentohet mikrobuzi, 8 të plagosur në Bulqizë

Moti i keq/ Aksidentohet mikrobuzi, 8 të plagosur në Bulqizë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com