Trajneri i kombëtares së të rinjve të U-19 të Francës, Patrick Gonfalone është “spiuni” i trajnerit francez Didier Deschamps. Didier Deschamps ka në dispozicion 4 trajnerë (ndihmës) për të ndjekur kundërshtarët dhe studiuar hapa pas hapi në mënyrë që të përgatisë sa më mirë strategjinë për përballjet e ardhshme në fazën e grupeve dhe më tej.
Patrick Gonfalone ka studiuar skuadrën shqiptare dhe pritet ti prezantojë trajnerit Didier Deschamps raportin e detajuar me të gjitha pikat e dobëta dhe të forta për ndeshjen e së mërkurës, që tekniku i ‘gjelave’ të marrë masat.