Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ky është moment i errët për mua”, Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

2024/12/09 at 12:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ky është moment i errët për mua”, Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e parë të hënën para Gjykatës Speciale, rreth aktakuzës së ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët lidhur me një rast tjetër që ndiqet penalisht në këtë gjykatë.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe mision tërë jetën, dhe jam identifikuar me drejtësi”, ka thënë Kuçi në fjalën e tij para gjykatës, duke shtuar se aktakuzën e konsideron si “prekje të dinjitetit”.

“Drejtësinë si profesion dhe mision do ta vazhdoj edhe nga sot, edhe në një pozitë tjetër, por prapë në funksion të saj dhe të vlerave që jam identifikuar. Më vjen keq për shqetësimet që ua ka bërë kjo akuzë anëtarëve të familjes sime”, ka thënë mes tjerash Kuçi.

“Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale. Unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuzat. Në aktakuzë jam me presidentin, Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”.

Prokuroria ka thënë se me vonë gjatë ditës do të bëjë kërkesë që Kuçit t’i ndalohet komunikimi me personat që janë pjesë e aktakuzës, dhe persona tjerë që dyshohen se kanë lidhje me rastin.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka thënë se do të marrë vendim pas parashtrimit të kërkesës.

Pjesë e aktakuzës janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.

Kilaj do të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë ditës.

Thaçi dhe Smakaj nuk janë deklaruar një ditë më parë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre, ndërsa Fazliu është deklaruar i pafajshëm.

Të akuzuarit pranë Dhomave të Specializuara kanë afat që brenda 30 ditësh të deklarohen rreth akuzave.

Gjykata Speciale është institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës.

Kilaj, Smakaj dhe Fazliu janë arrestuar më 5 dhjetor, dhe një ditë më vonë janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ndaj Kuçit është lëshuar fletëthirrje për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Hollësi tjera të aktakuzës

Në versionin e redaktuar të aktakuzës prej 15 faqesh, thuhet se Thaçi është takuar me katër të akuzuarit e tjerë në qendrën e paraburgimit në Hagë, dhe aty pretendohet se ai u ka dhënë udhëzime se si të dëshmojnë dëshmitarët në rastin kundër tij.

Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi akuzohet se bashkërendoi “tri grupe të veçanta” së bashku me Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.

Aktakuza pretendon se veprat penale kundër administrimit të drejtësisë janë kryer nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor po atij viti, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit në Hagë mes Thaçit dhe personave të tjerë të akuzuar.

Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.

Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.

Ndërkohë, Specialja ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Droja nga frikësimi i dëshmitarëve ishte një prej arsyeve pse kjo gjykatë e Kosovës ndodhet në Hagë dhe jo në Prishtinë, “marrë parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatën e Qeverisë së Holandës, të lëshuar qysh në vitin 2016, kur ishte vendosur për këtë gjykatë./REL

Ju sugjerojmë

Noka-Spiropalit: Vjeshta ikën me vapën, do vijë Sara Mila të të zërë vendin
Aktualitet

Noka-Spiropalit: Vjeshta ikën me vapën, do vijë Sara Mila të të zërë vendin

16 Qershor, 2025 1:52 pm
“Po godisni familjen”/Shehu:Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini.Spiropali: Nismat..
Aktualitet

“Po godisni familjen”/Shehu:Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini.Spiropali: Nismat..

16 Qershor, 2025 1:47 pm
Peleshi-opozitës: Ju nuk vini në komisione, e bëjmë ne të gjithë punën
Aktualitet

Peleshi-opozitës: Ju nuk vini në komisione, e bëjmë ne të gjithë punën

16 Qershor, 2025 1:44 pm
Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Keni shtyrë seancën për të ngrënë drekë në Athinë!
Aktualitet

Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Keni shtyrë seancën për të ngrënë drekë në Athinë!

16 Qershor, 2025 1:29 pm
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…

16 Qershor, 2025 1:29 pm
Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin
Rajoni

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

16 Qershor, 2025 1:24 pm
Zv.Presidentja e BKA-së në Policinë e Shtetit:Së bashku kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Zv.Presidentja e BKA-së në Policinë e Shtetit:Së bashku kundër krimit të organizuar

16 Qershor, 2025 1:17 pm
Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Bota

Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

16 Qershor, 2025 1:05 pm
Rrugorja e “rreptë”/ Pranga e procedim për 30 drejtues mjetesh. Pezullohen 22 leje
Aktualitet

Rrugorja e “rreptë”/ Pranga e procedim për 30 drejtues mjetesh. Pezullohen 22 leje

16 Qershor, 2025 12:57 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Hodhi send të fortë nga ballkoni dhe dëmtoi 9-vjeçarin, procedohet e reja në Shkozë

16 Qershor, 2025 12:45 pm
Para
Jay-Z akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, reperi e mohon: Akuza të pabaza dhe të neveritshme  

Jay-Z akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, reperi e mohon: Akuza të pabaza dhe të neveritshme  

Rodezi, 1979 /“Shqipëria konsiderohet vendi më i ashpër komunist në botë…”- Intervista e Mbretëreshës Suzanë, nënës së Princ Leka II

Rodezi, 1979 /“Shqipëria konsiderohet vendi më i ashpër komunist në botë…”- Intervista e Mbretëreshës Suzanë, nënës së Princ Leka II

Shpërthim i fortë në një rafineri nafte në Firenze, 1 i vdekur dhe disa të lënduar

Shpërthim i fortë në një rafineri nafte në Firenze, 1 i vdekur dhe disa të lënduar

TE FUNDIT

Noka-Spiropalit: Vjeshta ikën me vapën, do vijë Sara Mila të të zërë vendin

Noka-Spiropalit: Vjeshta ikën me vapën, do vijë Sara Mila të të zërë vendin
16 Qershor, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ngritur sot akuza ndaj kryetares së Kuvendit për shtyrjen e seancës...

Lexo më shumë

“Po godisni familjen”/Shehu:Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini.Spiropali: Nismat..

“Po godisni familjen”/Shehu:Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini.Spiropali: Nismat..
16 Qershor, 2025

Po shoqërohet me debate seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës u ndalën te moszhvillimi i seancës parlamentare javën...

Lexo më shumë

Peleshi-opozitës: Ju nuk vini në komisione, e bëjmë ne të gjithë punën

Peleshi-opozitës: Ju nuk vini në komisione, e bëjmë ne të gjithë punën
16 Qershor, 2025

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Nga foltorja e Kuvendit, kyetari i grupit parlamentar...

Lexo më shumë

Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Keni shtyrë seancën për të ngrënë drekë në Athinë!

Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Keni shtyrë seancën për të ngrënë drekë në Athinë!
16 Qershor, 2025

Në nisje të seancës plenare, Gazment Bardhi deputeti i PD iu drejtua kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com