Eduard Selami do të jetë kandidat për kryetar i Partisë Demokratike përballë Lulzim Bashës. Kandidaturën e tij, ish-kryetari i PD-së e shpalli mbrëmjen e djeshme, kur edhe premtoi se do t’u rikthejë demokratëve lavdinë e merituar.
Selami është praktikisht rivali i parë i Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë.
“Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar”, shkroi Selami në Twitter pas mesnate.
Vendimi i deputetit demokrat për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike erdhi menjëherë pas deklaratave të ish-funksionarëve të lartë të PD-së për dorëheqjen e Lulzim Bashës.