Autori i vrasjes së 11 personave dhe plagosjes së 45 të tjerëve pas shpërthimit më bombë në metronë e Shën Petersburgut dyshohet të jetë një person me origjinë nga Kirgistani që ka marrë shtetësinë ruse, thonë shërbimet e sigurimit të vendit të Azisë Qëndrore.
Autori i sulmit është identifikuar si Akbarzhov Jalilov, i cili thuhet se ka lindur në Osh në vitin 1995. Në disa raporte të tjera thuhet se ai ishte kamikaze.
Media shtetërore në Kirgistan kanë njoftuar se autoritetet e tyre janë duke ruajtur kontakte me shërbimin sekret rus për hetim të mëtejshëm.
Autoritetet në Shën Petersburg kanë shpallur tri ditë zie. Ende asnjë grup ekstremist nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.