Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky është ekipi i ri i Donald Trump/ Emrat që do qeverisin SHBA-në

2016/12/13 at 5:41 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ky është ekipi i ri i Donald Trump/ Emrat që do qeverisin SHBA-në

Tashmë që Donald Trump fitoi sfidën më të madhe të jetës së tij, atë të zgjedhjes president, detyra e tij e momentit është zgjedhja e kabinetit qeveritar. Padyshim që pati një interes të madh lidhur me emrat që do ta shoqërojnë atë në qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme.


Sigurisht që Trump do t’u japë prioritet besnikëve të tij, siç është normale të ndodhë, atyre që e mbështetën në fazat më të vështira të këtij rrugëtimi.

Mes të përzgjedhurve në poste kyçe, janë emra që e kanë mbështetur atë edhe gjatë fushatës zgjedhore, si Tom Price, Jeff Sessions, Stephen Bannon.

JA EMRAT QE DO TE JENE NE SKUADREN E PRESIDENTIT DONALD TRUMP

Reince Priebus, presidenti i Komitetit Kombëtar Republikan është mes eksponentëve të paktë të GOP, të cilët nuk janë kundërshtarë të Trump. Ai është zgjedhur për postin kyç të Shefit të Stafit qeverisës, shefi i kabinetit, dhe krahu i djathtë i presidentit.
reince-rebus-1-400x280

Rex Tillerson,
64 vjeç, numri 1 i gjigantit energjetik “Exxon Mobile”, është zgjedhur nga Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, ministri i Jashtëm i SHBA. Profili i pasardhësit të John Kerryt, në detyrën e shefit të diplomacisë amerikane, parashikon edhe një ndryshim radikal të marrëdhënieve me Rusinë. Tillerson, president i kompanisë së naftës me bazë në Teksas nga viti 2004, ka një raport të ngushtë biznesi me presidentin rus, Vladimir Putin.

rex-tillerson-500x494

James Mattis, 6 vjeç, është super-skifteri që Trump ka dashur të ketë në sektorin e Mbrojtjes. Gjenerali i Marinës është në pension prej 4 vitesh, dhe ligji parashikon se një ushtarak nuk mundet të mbajë poste qeveritare para se të kalojnë 7 vite. Por ekziston një precedent i një ligji “ad hoc” në vitin 1950 për gjeneralin Marshall. Mattis e ka bindur Trumpin që të heqë dorë nga “torturat me ujë” për terroristët në mënyrë që të rrëfehen, pasi sipas tij ka metoda më efektive. Ai është njeriu që ka hedhur poshtë çdo përpjeke të bërë nga Obama, dhe vijon të shohë në Iran “rrezikun më të madh në Lindjen e Mesme”.
james-mattis-400x259

John Kelly, do të jetë kreu i ri i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Sekretari i Sigurisë Kombëtare. Gjenerali i Marinës në pension, 66 vjeç, ka punuar edhe në administratën Obama si asistent i dy krerëve të Pentagonit, Robert Gates dhe Leon Paneta. Ai ka qenë në krye të Komandës Jugore të SHBA deri në fillim të vitit 2016, duke komanduar forcat amerikane në Amerikën e Jugut dhe Amerikën Qendrore. Ai shërbeu edhe në Irak. Kelly humbi një djalë në Afganistan në vitin 2010. Ai është konsideruar si një i vendosur, njeriu i duhur për të “nënshkruar” kufijtë amerikanë, siç është premtuar nga Trump gjatë fushatës zgjedhore.

john-kelly-400x266

Stephen Bannon, 62 vjeç, do të jetë këshilltar politik dhe strateg i presidencës. Ai është themelues i portalit të djathtë “Breitbart News”, si dhe ka drejtuar fushatën elektorale. Emërimi i tij ngjalli polemika dhe kritika nga ana e hebrenjve dhe myslimanëve.
stephen-bannon-400x224

Jeff Sessions është zgjedhur nga Trump si Sekretar i Drejtësisë. Senatori i Alabamas, një nga mbështetësit e parë të presidentit të ri, është bërë një këshilltar i besuar për Trump gjatë fushatës zgjedhore. Ai është kundër emigracionit të paligjshëm, abortit dhe barazisë për homoseksualët, ndërsa është në favor të shkurtimit të shpenzimeve publike dhe pro luftës kundër krimit.
jeff-sessions

Mike Pompeo ka marrë nga Trump ofertën për t’u ulur në karrigen e drejtorit të CIA-s. Ish-zyrtari i Ushtrisë, anëtar në Dhomën e Përfaqësimit në Kansas, dhe anëtar i komisionit të Inteligjencës, është me origjinë italiane.
mike-pompeo-400x267

Michael Flynn do të jetë këshilltari i ardhshëm për Sigurinë Kombëtare i presidentit të SHBA. Gjenerali i Ushtrisë, tashmë në pension, 57 vjeç, ka pranuar postin që i është ofruar nga Trump. Në të kaluarën, ai ka drejtuar Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes gjatë presidencës së Trump, dhe ka qenë kritik ndaj menaxhimit të luftës kundër ISIS.
michael-flynn-233x350

Steven Mnuchin, 53 vjeç, ish-anëtar i Goldman Sachs, do të jetë Sekretari i ri i Thesarit. Disa orë pas shpalljes ai ka premtuar se do të bëjë “reduktimin më të madh të tatimit nga koha e Ronald Reagan”. Por emërimi i tij është në kundërshtim të qartë me sulmet e bëra gjatë fushatës zgjedhore nga ana e Trump për Hillari Klinton, për lidhjet e tyre me qarqet e “Wall Street”.
steven-mnuchin-400x267

Wilbur Ross, 79 vjeç, do të jetë sekretari i tregtisë. Miliarderi si dhe Trump, ish-bankier dhe investitor i specializuar në ringjalljen e kompanive të dështuara në industrinë e çelikut, qymyrit, tekstileve dhe telekomunikacionit. Ai do të drejtojë departamentin që përfshin tregtinë e jashtme, dhe menaxhimin e traktateve si NAFTA, TC, TTIP.
wilbur-ross-400x267

Todd Ricketts, 47 vjeç, do të jetë Ndihmës Sekretari i Tregtisë. Ai gjithashtu vjen nga bota e biznesit. I biri i Joe Ricketts, miliarderi dhe themeluesi i Ameritrade, është bashkë-pronar i ekipit të bejsbollit “Chicago Cubs”.
todd-ricketts-400x267

Tom Price, do të jetë Sekretari i Shëndetësisë. Kirurg ortoped dhe kongresmen republikan i Geogrias, 62 vjeç, u zgjodh për shkak se në Dhomën e përfaqësuesve u pozicionua si një kundërshtar i papajtueshëm me reformën e kujdesit shëndetësor. Duke folur për emërimin e tij, Trump u shpreh: “Është jashtëzakonisht i kualifikuar për të përmbushur angazhimin tonë për shfuqizimin dhe zëvendësimin e Obamacare, si dhe për të siguruar kujdes shëndetësor pa shumë kosto dhe të mundshëm për çdo amerikan.”.
tom-price-400x267

Nikki Haley, guvernatorja 44-vjeçare e Karolinës së Jugut, do të jetë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Ajo është bije e dy emigrantëve nga India, dhe është konsideruar si një “yll në rritje” në Partinë Republikane, pasi shënoi mandatin e dytë në krye të këtij shteti, dhe si guvernatorja më e re në këtë detyrë. Zgjedhja ishte surprizuese për faktin se Haley ka kritikuar ashpër Trump për deklaratat e tij kundër emigrantëve dhe myslimanëve, duke u shprehur: “Këtë gjë nuk e duam nga një president”.
nikki-haley-473x350

Betsy DeVos, 58 vjeç, sekretare i Arsimit. Miliarderja është sipërmarrëse, avokate, aktiviste dhe filantrope, ish-kryetare e Partisë Republikane në Michigan. Prej kohësh ajo është shprehur pro edukimit privat, arsimit. Si presidente e Federatës Amerikane për fëmijët, ajo ka promovuar shpërndarjen e letrave me vlerë në të gjithë vendin, në mënyrë që familjet të mund t’i përdorin për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat private.
betsy-devos-400x267

Cathy McMorris Rodgers, 47 vjeç, parlamentar i Dhomës së Përfaqësuesve për shtetin e Uashingtonit, është kandidati kryesor për postin e sekretarit të Punëve të Brendshme. McMorris Rodgers do të bëhej kështu republikania me postin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Në favor të saj është skepticizmi që ajo ka në lidhje me kërcënimin e vërtetë që vjen nga ndryshimet klimaterike, si dhe mbështetja e vazhdueshme e të dhënave mbi shfrytëzimin intensiv të gazit dhe hidrokarbureve.

cathy-mcmorris-rodgers
Jared Kushner,
dhëndri i presidentit të zgjedhur, dëshiron me çdo kusht të ketë një rol në administratën e re, dhe ka udhëzuar avokatët e tij që të studiojnë mundësinë për ta realizuar këtë gjë pa shkelur ligjin kundër nepotizmit.

jared-kushner-500x599



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

29 Maj, 2025 7:00 pm
“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë
Bota

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë

29 Maj, 2025 6:38 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë

29 Maj, 2025 6:31 pm
Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet
Bota

Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet

29 Maj, 2025 6:11 pm
Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja
Sport

Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja

29 Maj, 2025 6:08 pm
Rusia akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën!
Bota

Rusia akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën!

29 Maj, 2025 5:55 pm
Para
Zaev fton shqiptarët në koalicion kundër Gruevskit

Zaev fton shqiptarët në koalicion kundër Gruevskit

HISTORIA/ Shkova me të dashurin e vjehrrës, por  …

HISTORIA/ Shkova me të dashurin e vjehrrës, por ...

Pendohet Angelina, kërkon të pajtohet sërish me Brad Pitt

Pendohet Angelina, kërkon të pajtohet sërish me Brad Pitt
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
29 Maj, 2025

Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje bërthamore me Iranin është shumë afër dhe ka paralajmëruar personalisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Lexo më shumë

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
29 Maj, 2025

Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihet i privilegjuar që ishte një ndër të...

Lexo më shumë

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
29 Maj, 2025

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku...

Lexo më shumë

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
29 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com