Është vetëm 22 vjeç dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe 2012.
Adrola është lakuar shpesh në media si femra më e bukur shqiptare, pasi bukuria e saj është natyrale dhe pa ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Të gjithë e njohin djalin e saj bukurosh, Troin i cili është 2 vjeç. Mirëpo shumë pak është folur për bashkëshortin e saj.
Adrola është gruaja e Adis Patushit, 27 vjeç nga Burreli. Ata janë njohur para 4 vitesh në kryeqytetin shqiptar.
Sot çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.