Incidenti i ndodhur ditën e sotme në Samitin e Studentëve tek Piramida, ku një studente nga Fieri i hodhi salcë ministres së Arsimit Lindita Nikolla ka zënë hapësirën e të gjitha mediave. Ministria është spërkatur nga 24 vjeçarja Mirela Rruko më salcë në kokë.
Përveç reagimit të Ministres Nikolla, e cila uli kokën dhe po përpiqej të mbrohej, pasi nuk e priste këtë veprim, në video nuk është vënë re një detaj tjetër.
Nëse e shihni me vëmendje është reagimi i Elisa Spiropalit, e cila ishte ulur afër Nikolles. Ajo duket se është “tronditur” dhe ka ndjekur gjithë skenën e dramatizuar.
Ndërkohë studentja Marinela Ruko është shoqëruar në polici, dhe akoma ndodhet në ambientet e komisariatit nr 4.