Procedura për zgjedhjet e Presidentit të ri duhet të nisë nesër, më datë 13 Prill. Kjo mësohet përmes një shkrese të dalë nga zyrat e Kuvendit. Shkresa e hartuar nga Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit i kujton kreut të këtij institucioni, Ilir Meta afatet ligjore për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Në shkresë thuhet se Bujar Nishanit i përfundon mandati më 24 korrik dhe më 9 korrik është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit.
Procedura për zgjedhjen e presidentit të ri nis 60 ditë përpara, pra më 13 Prill.
Mbi këto procedura janë vënë në dijeni edhe grupet parlamentare. /Opinion.al