Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash rezolutën në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës, kundër agresionit rus.
I pranishëm në sallë ka qenë edhe Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov. Pss votimit deputetët kanë duartrokitur, ndërsa Kryetarja e Kuvendit Lindida Nikolla është shfaqur me një pankartë me ngjyrat e flamurit ukrainas, ku shkruhej: Ne jemi me Ukrainën./Opinion.al