Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare që do të nisë në orën 10:00.
Në të njëjtën kohë pritet të nisë protesta e paralajmëruar nga opozita para Parlamentit.
Sipas rendit të ditës të seancës plenare, në Kuvend fillimisht do të raportojnë përfaqësues të Entit Rregullator të Ujit për veprimtarinë e vitit 2023.
Më tej, do të diskutohet për projektligjin për financimin e detyrimit të prapambetur të pagës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan.
Gjatë kësaj seancë do të hidhet për votimi gjithashtu projektligji për ratifikimin e marrëveshjes nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të programeve TIKA në Shqipëri.