Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Arben Tafajt, drejtuesit të “Shoqata Tirana”, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit, pasi ra nga lartësia prej 10 metrash në banesën e tij.
“Do të doja të nderonim një figurë të shquar që u nda nga jeta. Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj. Qytetaria tiranase humbi një pjesë të zërit të frymës/ Shoqata Tirana humbi drejtuesin, shoqërua humbi një njeri me vlerë dhe plot energji për qytetin e tij. Ikja e Arben Tafajt është një humbje jo vetëm për bashkëshorten, fëmijët, miqtë e të dashurit, por edhe për çdo tirons, tiranas e kryeqytetas, që ai i përfaqësoi denjësisht”,-tha Spiropali.