Janë betuar sot në seancën plenare shtatë deputetët e rinj të opozitës. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lexuar formulën e betimit, ndërsa shtatë deputetët janë ngritur në këmbë duke thënë “betohem”.
I pari është betuar Lefter Maliqi, i cili duke thënë “betohem” ka bërë edhe simbolin e demokratëve duke ngritur dy gishtat lart.
Sot në seancë janë betuar edhe dy deputetët që e morën dje mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo.
Deputetët që u betuan sot në Kuvend:
Lefter Maliqi, Elda Hoti , Edlira Hyseni, Ediola Braha, Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo./Opinion.al