Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvend/Berisha: Rama të vijë këtu ose të japë dorëheqjen

2023/01/26 at 11:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvend/Berisha: Rama të vijë këtu ose të japë dorëheqjen

Në seancën e sotme plenare, në Kuvendin e Shqipërisë,  deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren. Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën duke ngritur çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI McGonigal dhe takimet me kryeministrin Rama.

Ai akuzon kryeministrin se lidhja e tij me ish-zyrtarin është shqetësimi kryesor që duhet folur dhe jo çështje të tjera.

Berisha i kërkon Ramës të japë llogari për atë çfarë ka ndodhur ose të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“Këto ditë, Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do poshtëronte çdo vend.

Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët e tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira.

Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, çdo dhurate, çdo emaili, dhe gjithçka tjetër midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës.

Kjo juri e citon në vendimin e saj të përsëritur Edi Ramën.

Por skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin Xhon Kenedi të McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se ka manipuluar, falsifikuar dokumenta.

Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para, nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës.

Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter, pa moral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime kundër saj.

Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, kjo ndodh vetëm me Maduron e Venezuelës.

Prandaj sot nuk mund të ketë në këtë parlament debat tjetër përveç këtij debati.

Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.

A e dini se kush ishte McGonigal, a e dini se cili ishte funksioni i tij, që i çcat paratë e kompanive të oligarkut rus? A e dini që Deripaska i ka tentakulat në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare? A e dini se Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave ekonomike ruse në Shqipëri?”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Bllokoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton nga seanca kreun e PD, Sali Berisha

Bllokoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton nga seanca kreun e PD, Sali Berisha

Shkëlzen Berisha: S’kam lidhje me Gërdecin, s’ndjehem i rrezikuar nga SPAK

Shkëlzen Berisha: S'kam lidhje me Gërdecin, s'ndjehem i rrezikuar nga SPAK

Live/Kaos në Kuvend,Berisha përjashtohet, deputetët e PD i bien tavolinave, Nikolla flet

Live/Kaos në Kuvend,Berisha përjashtohet, deputetët e PD i bien tavolinave, Nikolla flet

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com