Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e pezullimit, të vendosur nga kjo e fundit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Lidhur me këtë çështje pyetja që shtrohet në “tryezën e diskutimit” në emisionin Opinion në Tv Klan, është se çfarë do të bëjë Rama. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, trego tre veprimet kryesore që do të bëjë Rama në postim e Kryeministrit, të kreut të PS dhe si përfaqësues i të zgjedhurve shqiptarë.
Blendi Klosi: Jam shumë dakord që në parim një titullar i një institucioni i kujt niveli, nëse rast se kapet në gabim, në shkelje, në flagrancë mund të gjykohet direkt.
Fationa Mejdini: E ka kapur pra.
Blendi Klosi: Të kërkohet arrestimi, por jo ta pezullosh ti dhe institucioni që drejton X apo Y të ngelet pa funksion.
Blendi Fevziu: Pse po ta arrestojë a nuk shkon njësoj?
Blendi Klosi: Pyetja atje është çfarë do bëjë Rama? Çfarë i kërkohet Ramës që të bëjë?!
Blendi Fevziu: Çfarë do bëjë Rama, meqë e hapë këtë?
Blendi Klosi: E para si kryetar i Partisë Socialiste, po bën atë që ka bërë që kur mori pushtetin në vitin 2013 ka thënë që ne do ngremë një drejtësi të re mbi të cilën ne nuk do bëjmë asnjë gjykim, asnjë pengesë për atë se çfarë do të gjykohet. Dhe sot edhe në mbledhje të Grupit Parlamentar, por edhe publikisht mbron çdo vendim të SPAK dhe të drejtësisë së re, sa u takon vendimeve të çështjes.
Artan Hoxha: Përgjigju pyetjes!
Blendi Fevziu: Pse nuk e ngritën këtë çështje kur pezulloi SPAK-u Sali Berishën si deputet?
Blendi Klosi: Nuk e pezulloi, e izoloi. Çfarë duhet të bëjë Edi Rama si kryeministër?! Patjetër që duhet të garantojë atë detyrë që e ka marrë si funksionale, funksionimin e shtetit. Si kryetari i PS do të vazhdojë mbështetjen për SPAK, si kryeministri i vendit do të vazhdojë që shteti të funksionojë dhe si përfaqësues i të zgjedhurve shqiptarë është që të mbrojë këtë mënyrë të funksionimit te shtetit me të mirat dhe me të këqijat e saj.














