Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë. Xhelili ankimoi në Kushtetuese rikthimin e tij në detyrë pas shkarkimit me një vendim të menjëhershëm të qeverisë pas publikimit të videoskandalit ku shfaqej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.