Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Dhomës së Avokatisë që kërkonte shfuqizimin e Hartës Gjyqësore.
Sipas Gjykatës, edhe pse harta e re cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, ajo respekton kriterin kushtetuese të proporcionalitetit të ndërhyrjes.
Në këndvështrimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, pavarësisht pasojave negative që vijnë nga riorganizimi gjyqësor nuk vërtetohet se ka cenim të ushtrimit të të drejtës kushtetuese për aksesin në gjykatë.