Një ngjarje e rëndë ka shokuar mbarë opinionin publik në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se dy kushërira vetëm 13-vjeçare, dyshohet se janë përdhunuar nga një grup prej 6 adoleshentësh.
“Il Mattino” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fillim të korrikut, ku vajzat janë abuzuar seksualisht në një kasolle.
Hetimet nisën në gusht kur familjarët e viktimave paraqitën një denoncim në polici dhe në rreshtat e fundit nxirrnin në pah aspekte edhe më shqetësuese, pasi ka 6/7 episode dhune ndaj tyre.
Për momentin bëhet e ditur se tashmë është identifikuar dhe arrestuar vetëm një anëtar i grupit të djemve, që është në moshë madhore, ndërsa vajzat janë marrë në mbrojtje nga policia.
Kjo ngjarje ndodhi ende pa kaluar tronditja nga ngjarja e Palermos ku një 19-vjeçare u përdhunua nga 7 djemtë./Opinion.al