Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po i trafikon deputetët?

2016/06/29 at 8:30 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po i trafikon deputetët?

Nga Blendi Fevziu –


Reforma në drejtësi dhe numrat për kalimin e saj kanë rihapur një debat të njohur dhe padyshim problematik të politikës shqiptare këto 25 vjet. Atë të trafikimit të votave, ose thënë më direkt, të blerjes apo shkëmbimit të tyre me favore të tjera ekstrapolitike.

Që më 1996, kur një deputet i PS i quajtur Sali Rexhepi shkeli vendimin e partisë së tij për bojkot të Parlamentit dhe u ul në vendet që i takonin opozitës së athershme, ky ka qenë një fenomen i pandarë dhe padyshim negativ i demokracisë shqiptare në këtë çerek shekulli. Si të gjitha fenomenet e shitblerjen dhe të favoreve të pamerituara, ai ka qenë kryesisht fenomen i përfaqësuesve të opozitës. Thënë ndryshe, mazhoranca, me mjetet e saj, ka pasur thuajse gjithnjë mundësinë të peshkojë vota pirate dhe jo përfaqësuese në anën kundërshtare për të zgjidhur problemet apo ngërçet politike të krijuara në momente të caktuara.

Fenomeni duket se po përsëitet (së paku verbalisht) në rastin e reformës në drejtësi. Të dyja palët janë përfshirë në këtë diskutim duke pasur qëndrime dhe deklarime të kundërta. Mazhoranca dhe një pjesë e ndërkombëtarëve i janë drejtuar deputetëve të opozitës duke ju kërkuar atyre që të votojnë ligjin, mbi bazën e bindjeve dhe vullnetit të tyre personal, nëse nuk gjendet konsensus. Nga ana tjetër, PD ka deklaruar se nëse kjo gjë ndodh, stabiliteti i parlamentit do të kërcënohet realisht. Padyshim, të dyja palët janë të pasinqerta dhe përgjegjëse për këtë fenomen negativ që po tenton të përsëritet.

E para, mazhoranca po tenton të mashtrojë opinionin duke shitur si votim parimor, një devijim për interesa të disa deputetëve të opozitës (gjithnjë nëse këta janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë). Ajo e di shumë mirë që ai deputet që voton në kundërshtim me vendimin e partisë e bën këtë jo sepse ka bindjen që po i shërben vendit; jo sepse beson se sistemi të nesërmen do bëhet më i mirë dhe as se kjo është një betejë parimore e tij apo e saj. Ai e bën nën presionin e mazhorancës apo në shkëmbim të favoreve të saj. Emrat e përfolur si të gatshëm ta votojnë janë shumica njerëz që as e njohin reformën në drejtësi dhe as kanë kërkuar kurrë, në mbledhjet e partisë që vetë PD të mbajë një qëndrim të ndryshëm. Nëse ata shkojnë ta votojnë direkt në sallë, pa e tentuar asnjëherë të vetme ta bindin partinë për të ndryshuar mendim, pa  asnjë betejë paraprake argumentash, do të thotë se ata janë pjesë e një skenari trafikimi. Një prej formave më negative të demokracisë.

Nëse dikush nga opozita e ka vërtet betejë parimore; nëse dikush është i bindur që reforma duhet të bëhet dhe nuk do të votojë kundër saj, e ka fare të thjeshtë. E para ai ose ajo duhet të bëjë një betejë të vërtëtë në parti, me argumenta dhe me teza bindëse se përse kjo reformë duhet të kalojë. Nëse kjo betëj dështon, në vend që të votojë kundër vendimit të partisë me të cilën nuk është dakort, ai të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vijojë jetën e tij. Së paku në këtë rast nuk ka mbi supe peshën e një vendimi që në asnjë rrethanë nuk do ishte korrekt.

E dyta, vetë opozita nuk është e sinqertë kur deklaron se trafikimi i deputetëve do sjellë destabilitet. Edhe kjo mund të ndodhë, por aktualisht, kjo opozitë dikur në mazhorancë zgjodhi President të vendit nënkryetarin e saj me 6 vota të trafikuara në 2007; po ashtu më 2013, pas largimit të LSI nga qeverisja, e siguroi për pak kohë mazhorancën po në këtë mënyrë. Ky fenomen ka qenë stil loje në politikën shqiptare dhe PD ka qenë si përfituese më 1996, 2007 dhe 2013 aq edhe viktimë e saj si psh në 2003. Ndaj nëse PD kërkon që ky fenomen të mos përsëritet, duhet të njohë përgjegjësinë e saj dhe të kërkojë falje. Edhe pse, në këtë rast ka plotësisht të drejtë. Trafikimi i votave është një fenomen negativ dhe jo shumë larg, për të mos thënë shumë i ngjashëm me vjedhjen e tyre…

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:14 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Akuzat e PD për e-albania, reagon AKSH: Të dhënat nuk mund të përdoren
Aktualitet

Vetëdeklarimi i adresës së banesës në “e-Albania”

15 Korrik, 2025 1:39 pm
Para
Arrest me burg për ish-drejtuesin e Hipotekës së Shkodrës

Arrest me burg për ish-drejtuesin e Hipotekës së Shkodrës

Ngjarja në Durrë/ Sherri me grushte përfundon me krisma pristolete

Ngjarja në Durrë/ Sherri me grushte përfundon me krisma pristolete

Video-STOP/ Tragjike, i mituri infektohet me HIV/AIDS në spital

Video-STOP/ Tragjike, i mituri infektohet me HIV/AIDS në spital

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
15 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim deputetët gjermanë, Tilman Kuban, anëtar i Komisionit për Çështjet...

Lexo më shumë

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
15 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban...

Lexo më shumë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
15 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Egnatia do të zbresë në fushë me objektivin për t’u kualifikuar në...

Lexo më shumë

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
15 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në Vlorë. Sipas policisë u proceduan penalisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com