Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po i shfaros gomerët?

2017/05/18 at 9:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush po i shfaros gomerët?

Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin.

Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë “zhdukjen” e disa kafshëve, që tradicionalisht kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Gomerët janë një prej këtyre kafshëve, të cilat hasen gjithmonë e më rrallë.

Numri i njëthundrakëve në vendin tonë, ku përfshihen gomerët dhe kuajt, prej vitit 2001 është përgjysmuar. Nëse dikur numëroheshin 194 mijë thundrakë, sot ky numër është 91 mijë.

Gomerët dhe mushkat janë më pak se 60 mijë në vitin 2015, krahasuar me 127 mijë në vitin 2001.

Ulja e numrit të këtyre kafshëve ka ndikuar negativisht sidomos për fermerët e vegjël, të cilët nuk kanë kushte për të modernizuar mënyrën e punimit të tokës. Çmimi i gomerëve vitet e fundit është thuajse dyfishuar, ndërsa në disa zona thuhet me shaka se ka arritur në 1 mijë euro.

Zvogëlimi i “popullatës” së kësaj kafshe është një fenomen që ka ndodhur më herët në vendet sot ku bujqësia është mekanizuar plotësisht, por edhe në rajone të tjera si Azia Qendrore dhe Afrika.

Në ndryshim nga Shqipëria, arsyeja kryesore është kërkesa e lartë nga Kina për xhelatinën e lëkurës së gomarit, të njohur si “ejiao”. Kjo e fundit është një përbërës në mjekësinë tradicionale kineze, e cila është shumë popullore në vend.

Xhelatina mendohet të ketë veti kuruese dhe përdoret për të trajtuar mes të tjerash kollën e thatë dhe aneminë. Ajo përzihet me fryta pylli e arra dhe konsumohet si ëmbëlsirë.

Kërkesa në Taxhikistan është aq e lartë saqë njerëzve po u vidhen gomerët, e transportohen drejt Kinës përmes Kirgistanit.

Në Kinë, numri i gomerëve nga 11 milionë në vitin 1990 ka rënë në 6 milionë. E frikësuar nga një rënie e tillë, disa shtete në Afrikë kanë vendosur një ndalim eksportesh të kësaj kafshe.

Kështu, zhvlerësimi i forcës së gomerëve, po shfaros atë që dikur ishte lokomotiva e bujqësisë. Nëse i referohemi statistikave zyrtare të shtetit shqiptar, nëse doni të shihni një gomar këto ditë, duhet të shkoni medoemos në Korçë, Fier ose Elbasan, të paktën derisa të vijnë edhe tek ne oferta për lëkurën e tyre.

Burimi: SCAN

Etiketa: fenonemini boterorgomeretshfarosja

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Agron Duka rrëfen përgatitjen e tyrezës: I dërgova Ramës mesazh, përgjigjia e tij ishte evazive

Kush fitoi nga marrëveshja Rama-Basha? Ja si përgjigjen të ftuarit në Opinion

Mesila Doda: Republika e Re përfundoi me legalizimin e OSHEE nga Aluizni

Mesila Doda: Republika e Re përfundoi me legalizimin e OSHEE nga Aluizni

Fjalimi i fundit në çadër, Basha: Koha e maskarenjve ka ikur, prisni Republikën e Re

Fjalimi i fundit në çadër, Basha: Koha e maskarenjve ka ikur, prisni Republikën e Re

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com