Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po e fuqizon Ilir Meten?

2016/01/19 at 6:51 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po e fuqizon Ilir Meten?

Nga Blendi Fevziu –


Ilir Meta ja ka arritur që në më pak se 4 muaj të dalë nga situata e disfavorshme politike dhe të ngjitet në atë pozicion ku nuk ka qenë së paku në 18 muajt e fundit. Mjeshtër i presionit, por edhe kompromisit, ai ka mundur që të ulë aleatin e tij me numra më të mëdha, Edi Ramën dhe t’i diktojë një politikë më të butë me opozitën. Duke detyruar kështu edhe opozitën ta falenderojë dhe ti harrojë akuzat jo pak të ashpra që bëri një vit më parë për të. Më shumë se sa Ramës dhe Bashës, ai i demostroi publikut dhe votuesve fuqinë e tij. Ai bëri një provë force dhe prova i funksionoi. Tani i mbetet vetëm ta menaxhojë fuqinë e tij.

Përse them se Meta është sot më i fortë dhe ku qëndron kjo forcë në raport me atë që ishte. Në fillim të muajit Shtator Ilir Meta dukej në një situatë jo të favorshme politike. Publikimi i aferës së CEZ që BIRN e lidhte me emrin e tij, akuzat e mëparshme për blerje votash në Vorë dhe Lezhë, anashkalimi për ta takuar nga disa personazhe të rëndësishëm ndërkombëtarë ku hynte edhe kancelarja Gjermane Merkel, Presidenti Austriak apo ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, sulmi i fortë i opozitës që kërkonte dorëheqjen e tij për çështjen Doshi, kuotat e ulta në opinionin publik, e bënin atë të dobët përpara aleatit të tij Edi Rama. Aq të dobët sa u duk se Rama do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme në Tetor për t’u çliruar nga Meta dhe pë ta pasur të gjithë betejën me PD. U fol madje edhe për një ndryshim në Kodin Zgjedhor që mund të çonte në një sistem me prim. Ndërhyrje që do të godiste direkt LSI.

Në fakt Meta zgjodhi një rrugë që e njeh shumë mirë. Fillimisht ai tentoi të viktimizohet duke folur për një mazhorancë Rama – Basha që po synonte eleminimin e tij. E bëri këtë madje edhe duke ju kërcënuar të dyve. Fillimisht ai rikonsolidoi raportet me Ramën. Takimi i tyre në Tetor duhet të ketë qenë tejet i ashpër dhe Meta mjaft agresiv. Ai foli fillimisht për ndryshime në qeveri dhe më pas i bëri vetë ato duke ndërruar Ministrin e Drejtësisë. Rama e kuptoi që Meta mund ta minonte çdo moment dhe tentoi të gjejë një kompromis.

Më pas, Meta mbajti një qëndrim të ndryshëm për reformën në Drejtësi nga ai i Ramës. Meqenëse votat e tij qenë të domosdoshme, Meta kaloi në pozicionin e mbrojtësit të opozitës, duke e bërë opozitën që ta shihte si shpëtimtar e madje edhe ta falenderonte publikisht. Opozita nuk përmendi asnjë akuzë të Metës dhe Rama u detyrua të gjejë një kompromis që kënaqte edhe opozitën. Në fakt ky ishte “kompromisi i Metës”. Meta la të kuptohet se mund të bashkëpunojë me të dyja palët, siç bëri në 1 Maj 2012 kur në kohën e aleancës me Berishën darkoi në vilën e tij me Edi Ramën. Dhe të dyja palët në publik lanë përshtypjen që janë të gatshme të pranojnë ofertën e Metës.

I bindur që momenti i vështirë i Shtatorit kaloi dhe pas kësaj ai vetëm mund të fuqizohet, Meta ka nisur tani këtë rrugë. Duke folur në mbledhjen e kryesisë për aleanca të reja e duke i kujtuar Ramës premtimin për postin e Presidentit. Njëkohësisht, duke ju kujtuar shqiptarëve dhe atyre që votojnë se ai është aty, se në momentet kyçe, të dyja palët do hedhin vështrimin me shpresë nga ai dhe ai do të jetë njeriu që do përcaktojë se cilit do t’i buzëqeshë dhe cilin do të dërgojë në opozitë. Meta e di që vota po bëhet gjithnjë e më pragmatiste dhe po përdor tani si PS ashtu edhe PD, për një fushatë që shkon vetëm në favor të vet. Nuk është hera e parë që bën këtë dhe me gjasë, kjo filozofi triumfuese ju shpërblye sërish!

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Ja si mund ta përdorni limonin për kujdesin ndaj gojës

Ja si mund ta përdorni limonin për kujdesin ndaj gojës

“Ëngjëlli im, do më mungosh”, ja poezia emocionuese e vajzës së Stefi Priftit për nënën e saj

"Ëngjëlli im, do më mungosh", ja poezia emocionuese e vajzës së Stefi Priftit për nënën e saj

FOTO/ Pasioni e bën të ngjisë kullën prej akulli

FOTO/ Pasioni e bën të ngjisë kullën prej akulli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com