Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për mediat ku bëri një bilanc të punës në terren të forcave të rendit.
I pyetur nga gazetarët, Rrumbullaku pohoi se nuk ka pasur asnjë rast të dhënies së dorëheqjes nga punonjësit e Policisë.
“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla”,-tha ai.
Kujtojmë se ministri i Brendshëm ka vendosur që punonjësit e policisë që kanë përdorur Sky apo Encro Chat të largohen nga radhët e uniformave blu.