Për Lulzim Bashën, SPAK është duke u sulmuar nga qeveria. Në konferencën për mediat, Basha u shpreh se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa theksoi se SPAK si e vetmja hallkë që funksionon po sulmohet nga qeveria.
Ai thotë se qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un
“Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, u shpreh Basha.