Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë gjyqtarët që u bënë biznesmenë? Zotërojnë miliarda lekë

2016/07/07 at 6:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
25 vjeçari: Punoj shofer në gjykatë, kryetari më goditi me grusht

Gjyqtarët e Apelit në Shqipëri kanë pesëfishuar pasurinë gjatë dekadës së fundit, duke grumbulluar në duart e tyre më shumë se 2 miliardë lekë të deklaruara në total.


Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pasuria e gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri vlen dhjetra milionë lekë më tepër se shuma e pagave që ata kanë përfituar së bashku gjatë 11 viteve të karrierës.

BIRN analizoi deklaratat e pasurisë së 81 gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në Shqipëri, pasi i administroi ato nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI përmes një kërkese të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit.

 

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në fillim të vitit 2004, pasuria e deklaruar e 81 gjyqtarëve të Apelit ishte vetëm 401 488 806 lekë (3.2 milionë USD). Në fillim të vitit 2015, gjyqtarët deklarojnë se pasuria e tyre dhe e rrethit të ngushtë familjar është 2 094 536 212 lekë (17 milionë USD) ose pesë herë më e lartë se në vitin fillestar të deklarimit.

Në fillim të vitit 2015, vlera e detyrimeve të të gjithë gjyqtarëve së bashku ndaj bankave, kompanive të ndërtimit ose familjarëve është 742 591 699 lekë. Pasuria e tyre neto, pas zbritjes së totalit të detyrimeve ende të pashlyera kap shifrën e 1.7 miliardë lekëve (14 milionë USD).

Në 11 vitet mes deklarimit të parë të pasurisë dhe vitit të fundit të marrë në analizë, pasuria e të gjithë gjyqtarëve të Apelit është rritur me rreth 10 milionë dollarë.

Mesatarisht, çdo gjyqtar ia ka dalë të shtojë pasurinë me 12 mijë USD në vit, pavarësisht se paga vjetore mesatare për gjyqtarët e Apelit varion nga 5500 në 9400 USD në vit.

 

Po si e justifikojnë 81 gjyqtarët e Apelit pasurinë totale prej rreth 2 miliardë lekësh në fund të vitit 2014?

Nga deklaratat e analizuara, pasuria e gjyqtarëve (asetet) pëbëhet kryesisht nga vlera të larta pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe shuma të mëdha likuiditetesh në llogari bankare ose cash, duke mos lënë pas edhe huadhëniet ndaj të tretëve dhe aksionet në kompani biznesi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarët e karrierës në Shqipëri zotërojnë asete të konsiderueshme në tregun e pasurive të paluajtshme. Gjysma e pasurisë totale të gjyqtarëve përbëhet nga investimet në blerjen e shtëpive dhe dyqaneve, të cilat në fund të vitit 2014 kapin vlerën e mbi 1 miliardë lekëve (8.8 milionë USD). Pasuria e paluajtshme e gjyqtarëve është rritur në mënyrë progresive, duke u katërfishuar nga deklarata e vitit 2003, në deklaratën e fundit mbi asetet e zotëruara të vitit 2014.

Grafik II; Vlera e pasurisë së paluajtshme, e shtuar nga gjyqtarët e Apelit në mënyrë progresive nga viti në vit.

Në zërin e pasurive të luajtshme, gjyqtarët deklarojnë përgjithësisht flotën e tyre të  automjeteve. Në total, 81 gjyqtarët e Apelit në fillim të vitit 2015 zotërojnë automjete në vlerë rreth 187 milionë lekë (1.5 milionë USD).

Deklaratat e pasurisë së analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarët qarkullojnë vlera të larta monetare si në sistemin bankar, ashtu edhe jashtë tij. Në total, në fund të vitit 2014 ata kanë deklaruar likuiditete në bankë në vlerën e 463 843 698 lekëve (3.8 milionë USD), të cilat janë pesëfishuar krahasimisht me vitin e parë të deklarimit të aseteve.

Grafik IV; Vlera e likuiditeve cash, të cilat gjyqtarët i qarkullojnë jashtë sistemit bankar është pesëmbëdhjetëfishuarnga viti 2003 në 2014.

Vlera më të vogla parash janë deklaruar si huadhënie apo si pjesë aksionesh të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre në kompani të ndryshme biznesi. Në total, gjyqtarët deklarojnë se kanë dhënë 35 461 270 lekë borxhe (290 mijë USD) dhe zotërojnë 19 134 561 lekë (156 mijë USD) në aksione kompanish.

Duke përdorur teknikat e certifikuara të kontrollit aritmetik dhe logjik, BIRN arriti të zbulonte në një investigim të mëparshëm se 79 për qind e gjyqtarëve të Apelit rezultojnë se kanë pasur të paktën në një vit të karrierës së tyre diferenca të pajustifikuara midis pasurisë së krijuar dhe burimeve financiare të deklaruara.

Në total, shuma e pajustifikuar e përmbledhur tek 64 nga 81 gjyqtarët e Apelit me probleme është 332,426,031 lekë ose rreth 2.7 milionë USD.



Ju sugjerojmë

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Mediat serbe: Shqiptarët kanë disa privilegje nga UEFA

Mediat serbe: Shqiptarët kanë disa privilegje nga UEFA

Blerim Destani aktori më i mirë në New York

Blerim Destani hap vilën në Dubai për Granit Xhakën dhe të fejuarën e tij

E fundit/ Shpërthime të fuqishme në Francë, evakuohet spitali

E fundit/ Shpërthime të fuqishme në Francë, evakuohet spitali

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
17 Qershor, 2025

Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan....

Lexo më shumë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
17 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka...

Lexo më shumë

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
17 Qershor, 2025

Turizmi në Shqipëri njeh rritje jo vetëm në shifrat e turistëve që e vizitojnë nga viti në vit, por edhe...

Lexo më shumë

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
17 Qershor, 2025

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com