Tetë janë emrat e konfirmuar që konkurrojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri më tani.
Klan News raporton se në garë janë Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe Shemsi Prençi.
Por edhe pse Shemsi Prençi ka hedhur kandidaturën, ajo nuk përmbush kriteret për t’u kualifikuar për shkak se z.Prençi prej vitesh nuk është pjesë aktive e Policisë së Shtetit, duke mos përmbush në këtë mënyrë kriterin për të qenë aktiv.
Kujtojmë se sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, pas ndryshimeve që u bënë në muajin Korrik në ligjin për policinë.
Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm.
Aktualisht Policia e Shtetit drejtohet nga drejtori i komanduar Sokol Bizhga.