Argita Malltezi, e cila ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e parë publik në Kuvendin Kombëtar, është shprehur në një prononcim për gazetarët se gjithmonë ka qenë pjesë aktive e PD-së.
Ajo është shprehur se nuk ka ambicie për më shumë, duke theksuar se thelbi i fjalës së saj ishte që të gjithë të reagojnë.
“Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, është çështja të kesh ambicie, por të bësh atë që duhet të bësh, thelbi i fjalës sime është që të gjithë duhet të reagojnë.
E keqja të vjen butësisht, kur ti mendon se diçka është banale për ditën tëndë. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke neglizhuar”, tha Argita Malltezi.