Dy agjentë të FBI-së kanë mbërritur sot në Tiranë, ashtu sikurse Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar pak ditë më parë. Ata janë shfaqur për herë të parë publikisht gjatë takimit të zhvilluar paraditen e së martës në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori Amerikan.
Agjentët e FBI janë Mark Newhouse dhe Jack Liao. Agjenti Special i FBI-së, Mark Newhouse ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, ndersa Liao është Drejtuesi i FBI për Evropën Juglindore.
Dy agjentët e FBI së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri, që së fundi është përfolur edhe për lidhje të forta me politikën.