Shumë aktiv në rrjetin social në Facebook, suedezi Jim Backlund, menaxheri i “Regency Cazino”, ka lënë postimin e fundit vetëm një ditë më parë.
“Silence like a cancer grows”, (heshtja, si një kancer që rritet) ka shkruar Backlund, dje, më 10 mars, në orën 5.57 të pasdites.
Backlund u gjet i pajete mengjesin e sotëm në rrugën Haxhi Kika. Ai u gjet i shtrirë përdhe dhe dyshimet e para te policise flasin per një vetëhedhje nga pallati ku banonte.