Vajzat e spektaklit janë përgjithësisht të paparashikueshme në çdo gjë që bëjnë dhe çdo deklarataë që lëshojnë, por Xhesika Ndoj e ka kaluar çdo parashikim.
Emri i saj është lakuar pa fund në portalet shqiptare për deklaratën e saj se një deputet i Parlamentit Shqiptar e ka propozuar për një lidhje intime. Ama lajmi nuk ngeli këtu.
Dinamika e historisë së këngëtares seks-simbol, mori një tjetër drejtim kur u shtrua pyetja se “Cili ishte ky deputet?”
Ishin portalet kosovare ato që fillimisht raportuan se bëhej fjalë për një deputet socialist dhe ishte po Xhesika ajo që e pohoi këtë.
Sipas saj, ai i kishte premtuar një jetë luksoze prej sheiku nëse do e pranonte të bëhej e dashura e tij.
Por ky nuk ishte deputeti i vetëm. Këngëtarja pohoi në një intevistë se kishte edhe plot deputetë nga PD që e ngacmonin.
Vala e thashethemeve u rrit kur ajo shokoi me fjalinë “Më kanë ngacmuar edhe ministra”.
Të jenë vallë të gjithë politikanët shqiptarë të “marrosur” pas Xhesikës?
Sidoqoftë, këngëtares i pëlqen ti lërë gjërat pezull e ta mbajë deputetin në tension, sepse nuk përjashtoi mundësinë që t’i japë atij një përgjigje pozitive.
Kur e pyesin se pse vendosi ta bëjë publike historinë, ajo përgjigjet se është pa komplekse dhe se po tregon një realitet të shoqërisë sonë.
Së fundmi bukuroshja akuzoi koleget e saj se sponzorizohen në karrierë dhe jetë nga deputetë e Ministra.